Festivali ndëkombëtar i artit
NËN BRAZA TË KOHËS II

MEDEA.MATERIAL.

Edicioni i dytë i festivalit Nën braza të kohës organizohet nga data 8 – 13.7.2019 në fshatrat Strellc i Poshtëm dhe Isniq të Komunës së Deçanit.  
Pika fillestare e aktivitetit është një kullë në fshatin Strellc i Poshtëm në Rrugën Adem Beqiraj, nr. 17. Aty do të zhvillohen workshope, procese provash e aktivitete të ndryshme me rreth 70 studentë, profesorë dhe artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Prej aty, do të fillojë të inskenohet rruga 2 km-she që të qon në fshatin fqinj – Isniq. Rruga në formë procesioni do të përshkruhet me tekste, aksione e ekspozita të përbashkëta. Në fshatin Isniq antropologia norvegjeze Berit Backer hulumtoi gjatë viteve 1970-ta. Backer në librin e saj Behind Stonewalls përshkruan jetën dhe zakonet e familjeve shqiptare, si dhe pozitën e gruas në këtë fshat. Përshkrimi i saj është i lidhur me tekstet e Medeas të dramaturgut gjerman Heiner Müller, tekste këto të përkthyera në gjuhën shqipe tashmë. Krahas rrugës, nëpër shtëpi do të realizohen aksione të ndryshme , duke përdorur edhe materiale tjera kulturore të banorëve. Ky konstelacion do ta shoqërojë aktin final artistik drejt sheshit të fshatit.  

Procesioni rrugor zhvillohet në pesë faza dhe fillon më datën 13.7. nga ora 18:00.

– Aktiviteti në kullë/Strellc

– Inskenimi i rrugës 2 km në Isniq  

– Aksione nëpër shtëpi/kulla buzë rrugës kryesore në Isniq

– Shfaqja në Sheshin e Isniqit

– Kthimi 2 km për në Kullë/Strellc dhe përmbyllja e festivalit

Pjesëmarrës:
Studentë dhe profesorë të universiteteve vijuese:

Kolegji UBT – Prishtinë (Faculty of Architecture and Spatial Planning); Architekturteams der TU Wien (Universiteti Teknik i Vjenës); ./studio3 – Institut für experimentelle Architektur an der Universität Innsbruck (Instituti për Arkitekturë Eksperimentale – Universitetin i Innsbruck-ut).

Aktorë të tjerë, artistë të arteve pamore, muzikantë, regjisorë nga Austria, Gjermania, Italia, Zvicra, Sllovakia, Finlanda, Norvegjia, Shqipëria dhe Kosova.

Drejtues të programit: Rajmonda Ahmetaj, Alban Beqiraj, Katarina Csanyiova, Andreas Pronegg.

Tekstet: Heiner Müller: Peisazhe me argonautët, Loja e Medeas etj.