THE SHOOT – AN ORIENTAL ODYSSEY *

* A N U L O H E T

Edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të artit Nën braza të kohës do të organizohet sërish nga data 6 deri më 13 shtator 2020 në Kosovë. Pas trajtimeve të gjenezave dhe shkatërrimit të miteve në vitin 2018, e fatit të Medea më 2019, kësaj radhe do të merremi me romanin “Der Schut” (1892) të shkrimtarit Karl May, pavarësisht që festivali mban titullin në gjuhë angleze: THE SHOOT – AN ORIENTAL ODYSSEY.  

Një pjesë e ciklit të May mbi Orientin ishte filmuar në vitin 1964 në fshatin Strellc, Pejë dhe Deçan, si koproduksionin gjermano-frëngjo-italiano-jugosllav, pra nëpër zonat e aktivitetit tonë ku edhe e organizojmë festivalin.

Banorë të shumtë të këtij rajoni, në Jugosllavinë e atëhershme, si të rinj kanë luajtur e marrë pjesë në xhirimet e filmit. Përveç tjerash ata ende sot i kujtojnë vendet e fshehjes së grabitësit “Schut” dhe bandës së tij. Madje ata ende e dinë: që “Der SHOOT” nuk ka vdekur, mirëpo ende vazhdon të përhapë frikë e terror gjithandej.  Askush nuk e njeh saktësisht identitetin e vërtetë të këtij rebeli. Nëse vërshon përsëri, ai shkatërron një fshat të tërë dhe shuan një popullsi të pafajshme – mandej në derë të shtëpisë gozhdon një vesh të prerë, si shenjë të panjohshmërisë së tij.   

Temën e veshit të prerë, si shenjë që dikush dëgjon tepër ose aspak, do ta ndërlidhim me fokusin e dytë të edicionit të sivjetëm, kryesisht duke u marrë me mitin e Beethoven. I lindur 250 vjet më parë, Beethoven vitet e fundit të jetës i kishte kaluar i shurdhër, mirëpo duke kompozuar vepra muzikore të jashtëzakonshme. Ne duam që ato të dëgjohen ndryshe nëpër peizazhe të Rrafshit të Dukagjinit, kryesisht përmes koncerteve speciale në kulla dhe lokacione të pazakonta, ose përmes projekteve të artit në zona rurale, ku p.sh. në fusha të fshatit Strellc do të ndërtojmë një piano madhështore hiperdimensionale, në të cilat gjatë ditëve të festivalit 5 herë në ditë do të mund të dëgjohen vepra të përzgjedhura të Beethoven.

Fokusi i tretë i festivalit bazohet në punën e regjisorit eksperimental gjerman Christoph Schlingensief. Në vitin 1999 kishte filmuar kampin e refugjatëve kosovarë në Bllacë (sot Maqedonia e Veriut) dhe më pas në Volksbühne – Berlin vuri në skenë një instalacion performativ me titull “Deutschland-Suche”, duke vendosur një kamp tendash në prapaskenë.

Meqenëse jemi të interesuar të kapërcejmë stereotipe dhe paragjykime koloniale, nëpër fusha të fshatit Strellc do të ndërtojmë një qytet eksperimetal tendash – me emrin SHOOT, ku klishetë tona dhe të tjerëve ndaj identiteteve të caktuara do të mund shoshiteshin dhe të transformohen përmes qasjeve e mënyrave të shumta argëtuese. 

Për SHOOT është planifikuar bashkëpunim me disa universitete nga Europa Qendrore, Lindore dhe Ballkani. Mbi 30 studentë janë ftuar nga universitete gjermane dhe austriake. Pas bashkëpunimit të sukseshëm në vitin 2019, Universiteti UBT po e vë në dispozicion bashkëpunues rrjetin e vet të universiteteve tjera të Ballkanit, duke ftuar edhe mbi 30 studentë të tjerë. Gjithsej 60 studentë dhe 60 artistë të pavarur nga 20 shtete të ndryshme do të marrin pjesë në këtë akademi-verore. Krahas studentëve kosovarë të fakulteteve të artit, arkitekturës, dizajnit e medieve, nëpër zona ku zhvillohet festivali do të kontribuojnë edhe shumë aktorë tjerë, muzikantë, artistë të arteve pamore, regjisorë filmi dhe shkencëtarë.

Paraprakisht, në kuadër të festivalit do të takohemi me banorë vendas për zhvilluar biseda e për t`i marrë përshtypjet dhe vlerësimin e tyre mbi xhirimet e filmit dhe zhvillimet historike të Kosovës nga vitet 1960 deri sot.

Ne fakt, nuk jemi të interesuar për një ri-xhirim të Schut, por për më tepër, për një paraqitje bashkëkohore dhe tejkalimin e stereotipeve e klisheve artistike e politike që dominojnë tash e sa kohë.

Organizimi i festivalit: 6.-13. shtator 2020
Prezantimi: 12 shtator 2020
Vendi: Rajonet e Deçanit dhe Pejës në Kosovë.
Organizatorë: Organizata TRANSIT (AT) në bashkëpunim me Organizatën STRALLI nga Kosova.
Personat përgjegjës: Andreas Pronegg (AUT), Katarina Csanyiova (SK), Alban Beqiraj (XK), Rajmonda Ahmetaj (XK).

PROGRAMI PARAPRAK I FESTIVALIT:

E shtunë, 5.9.2020:
Ora 16h: Udhëtimi me autobus nga Vjena (HBF) për në Pejë në Hotel Camp Karagaq.

E dielë, 6.9.2020:
Check-in në Hotel Camp Karagaq, Pejë.
Kohë e lirë deri në orën 19h.
Ora 19h: Kick-off –  takim i përbashkët; mandej Opening-Pary.

E hënë, 7.9.2020:
Ora 10h: udhëtim me autobus nga Camp Karagaq për në Strellc:
vizitë kullës dhe fushave përreth.
Ora 14h (dreka): nga Strellci për në Restaurant Gryka (afërsisht 10 km).
Ora 16h: Vizitë Manastirit të Deçanit dhe rrënojave të Hotel Iliria.
Ora 18:30: nisja nga Manastiri i Deçanit për në Kampin Karagaq (16 km).
Ora 20:00: koordinim i grupeve dhe projekteve (Hedhja e shortit alla “Champions League”) në Campin Karagaq; pastaj Party.

E martë, 8.9.2020:
Ora 10h: udhëtim me autobus nga Camp Karagaq për në Strellc, fillimi i
provave – ndërtimit të aksioneve, pasataj dreka në ora 13h.
Ora 14: udhëtim nga Strellc për në Prizren (65 km), shëtitje e lirë
individuale në qytet.
Ora 19: nisja nga Prizreni për në Camp Karagaq (75 km)
Ora 21h: Diskutime të përbashkëta; pastaj Party.

E mërkurë, 9.9.2020:
Paradite – ora 14h: Blerja e materialave në Pejë (indiv. ose në grupe)
Ora 14h: nisja nga Camp Karagaq – Strellc (prova), Catering në ora 17h
Ora 19h: nga Strellci – Camp Karagaq
Ora 21h: Diskutimi përbashkët; pastaj Party.

E enjte, 10.9.2020:
Paradite deri në ora 12h: blerja materialeve, takime, etj.
Ora 12h: nga Kampi Karagaq në Strellc, prova, ndërtim, aksione / dreka
(afërsisht në ora 14h).
Ora 17h: Vozitje nga Strellci për në Gjakovë (27km). Atje do vizitojmë
muzeun etnologjik dhe Qarshinë e Vjetër.
Ora 21h: nga Gjakova për në Camp Karagaq (35 km).

E premte, 11.9.2020:
Deri në ora 14h: blerja e materialeve, diskutime, etj.
Ora 14h: nga Camp Karagaq në Strellc // Catering në ora 17h // provat e ndriçimit.
Ora 22h: nga Strellci për në Camp Karagaq.

E shtunë, 12.9.2020:
Ora 14: nga Camp Karagaq – Strellc
Ora 18: Fillimi i programit // Catering-u është i integruar në shfaqje.
After-Party në Strellc
Ora 01:00: nisja nga Strellc për në Camp Karagaq.

E Dielë, 13.9.2020:
Ora 11h: Check-out Camp Karagaq (bagazhet mund të qëndrojnë në C.K.).
Afërsisht në ora 16h: nisja me autobus nga Camp Karagaq në Vjenë (HBF).

Për transit dhe Stralli
Andreas Pronegg, Vjenë më 26.1.2020
Për më shumë informacione:

 mail@stralli.org //www.stralli.org


Imazhi i Ballkanit në film

Skicat e Karl May mbi popujt në Ballkan dhe imazhi i tij për shqiptarët janë sipërfaqësore, të paplota dhe të përshkruara me stereotipe. Në romanet mbi Ballkanin, ai madje nuk u jep “Skipetareve” as gjuhën e tyre, e as emëra shqip. Për tregimet e tij, përveç tjerash ai përdor transkripte joshkencore nga cirilishtja dhe  osmanishtja. Kara Ben Nemsi, një “alter ego” i Karl May, është një kolonizator perëndimor. “Në Ballkanin e egër” ai ushtron pastrimin enorm civilizues, të ngjashëm me misionin e Herakliut mbi pastrimin e shtallave të Augeut. Mbi këtë logjikë, mbinjeriu gjerman del në gjueti në kërkim të të panjohurit Schut për të kryer një punë të jashtëzakonshme të përkthimit: ai duhet të shprëndaj vlerat atdhetare të civilizimit të tij mbi këtë “hapësirë natyrore, ekzotike e armiqsore”, që t`u ndihmojë në vetëdijen mbi ligjin dhe rendin si diçka tashmë e drejtë, kurse Schut ta merr denimin e merituar. 

Adaptimi filmik i vitit 1964 sulmon narrativën perandorake të romanit oriental të Karl May, i cili njëanshëm i ndërthur ato. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe vërshimit gjerman mbi pushtimin e Ballkanit, ky film përmes imazhe klishe qëndron krejtsisht i huaj ndaj popujve “natyrorë” e me pikëpamje të Evropës Qendrore. Për shkak të kodimit binar të narracioneve, në skena-dueli këto defekte do të duhej të eliminoheshin – meqë qysh në fillim dihet se kush do të mbizotërojë përfundimisht në këtë luftë.

Forma e punës sonë krijuese

Në kuadër të trajtimit të romanit të May dhe adaptimit filmik, kryesisht punojmë me tekste të përzgjedhura artistike e teorike në gjuhët shqipe, gjermane, serbo-kroate e angleze. Diskurset e ndryshme ballkano-europiane i shohim si mundësi, për t`u nisur nga këndvështrime të shumëanëshme, për të parë më pas se me çfarë paragjykime e stereotipe të mënduarit na është shkaktuar. Para së gjithash, për të reflektuar do të mund të na shërbejnë pozicionet artistike interdisciplinore dhe interkulturore për t`i evituar këto menyra konvencionale të të menduarit, si psh.: perspektivat nga brenda jashtë, pushteti gjuhësor e pamundësia e veprimit, dhuna imazhore e mungesa formësisë…, do të mund të shkëmbeheshin ndërvete.

Ne dëshirojmë të hulumtojmë koncepte historike hapësinore, gjuhësore e interdisciplinore, që të mund të arrijmë drejt trasformimeve perceptuese të pikëpamjeve tradicionale mbi hapësirën, mbi të huajën, etj. Ashtu qysh udhëtojnë studentët nga vendet e Europës Qendrore dhe Ballkanit për t`u takuar së bashku në fshatin e vogël të quajtur Strellc, e nga andej tutje në vende perëndimore, ashtu do të duheshin të udhtonin mendime e koncepte ndërvete në sfera të mëtutjeshme.

Procesin mësimor të përbashkët e shohim si ecuri të pakontrolluar, pastaj materien  mësimor si vazhdimësi ndryshuese e transformuese. Edhe teoritë, terminologjitë e imazhet gjuhësore do të  duheshin të jenë në ndryshim e sipër. Qëllimi është të zhvillojmë aftësi disciplinore e interdisciplinore të të mentuarit dhe mendimit gjykues. Botëkuptimi  dhe veprimet e studentëve duhet të bëhen të prekshme e të dukshme për veten dhe të tjerët. Si rrjedhojë, mund të krijohen kontekste të reja kulturore, politike dhe artistike, të cilat më parë nuk ishin të njohura, e si të tilla të padisponueshme. Ndonjëherë një kërrcim na mundëson të kalojmë humnera, me jo vetëm një hap të vetëm.

Objektivat e festivalit

Nën braza të kohës është platformë që bashkon të rinjt nga Ballkani dhe Europa Qendrore e Lindore. Ajo vë në dyshim rregulla, ideologji e perceptime dominuese politike e ekonomike. Radikalisht është e hapur ndaj zbulimeve të arteve, shkencave, teknologjive e gjuhëve të reja. Nën braza të kohës bashkëpunon me universitete,shkolla, koorporate teknologjike, artistë, institucione sociale e humanitare të më shumë se 20 shteteve të botë. Kapitali ynë ka si maksimë përjetime dhe përvoja që mund të fitohen sajë bashkëpinumeve transnacionale, interkulturore dhe ndërdisciplinore. Loja jonë është e paparashikueshme. Si e tillë është e njëmend.  Ne e shohim THE SHOOT – AN ORIENTAL ODYSSEY si një punëtori të mundshme artistike ndërkombëtare që në vete përmbanë shkëmbim, rindërtim e shpërbërje të kolonive paragjykuese.