Viti 2022 shënon 40 vjetorin e vdekjes së Jusuf Gërvallës. Nisur nga kjo ngjarje, festivali ndërkombëtar i artit “Nën braza të kohës 22” përmes aktitivitetve të ndryshme do të përkujtojë veprën e larmishme të Jusuf Gërvallës përgjatë një viti rresht.

PROGRAMI:

17.1.2022 // Ora: 16:00
>>“Ceremonia e hapjes së festivalit: “Kthimi i Gërvallës
Në një ceremoni dimërore, do të interpretohen këngë dhe tekste të Jusuf Gërvallës përreth “makinës së vdekjes” BMW-316, si “shenjë” e kthimit të Jusufit, Bardhoshit e Kadrisë në shtëpi, e cila makinë do të vendoset në një fushë të mbjellur me misër rreth një hektari. Fusha (Ara) me misër do të rritet gjatë vitit, e përreth saj do të sajohen shtige të lira për vizitorë, e ku makina do mund të kërkohet aty, e nga e cila mund të dëgjohen këngë, poezi e materiale të shumta që lidhen me Jusufin e më gjerë. Makina BMW-316 do të jetë e vendosur përgjatë një viti – kurse ekspozitat e aksionet rreth saj do të zhvillohen e dokumentohen kohëpaskohe.
Vendi: “Fushë e mbjellur me misër”
mes fshatrave Strellc i Ulët – Isniq – Lëbushë – Dubovik.
>>Lokacioni (Google-Maps)

17.5.2022
>> Workshop/punëtori përkthimi të/me tekste të Jusuf Gërvallës
Bazuar në përkthimin e antologjisë poetike të J.G. në gjuhën angleze “Mothers Blessing” (Bekimi i nënës) përkthyer nga Jack Hirschman dhe Idlir Azizaj në San Francisko, festivali do organizojë dy workshope përkthimi me shkrimtarë, përkthyes dhe studentë të departamenteve të gjuhës angleze dhe gjermane, për t`i përkthyer disa tekste përzgjedhëse të Gërvallës.
Drejtues të workshopeve: Idlir Azizaj dhe Verena Walzl.
Vendi: Muzeu i Familjes Gërvalla në Dubovik
>>Lokacioni (Google Maps)

17.7.2022
>>Kanjushë e verdhë
>>Peizazh zërash e skulpturash (Sound-Instalacion dhe instalim i skulpturave).
Një kolektiv i artistëve vendorë dhe ndërkombëtare së bashku me profesorë dhe studentë të fushave të arteve pamore, të arkitekturës dhe muzikës do të sajojnë/instalojnë skulptura dhe sound-e në peisazhe ku është vendosur makina dhe nëpër shtigjet e Gërvallës në fshatrat Dubovik dhe Strellc. Skulpturat janë frymëzuar nga poezitë e tij, të cilat përshkruajnë shpirtin e përditshëm fshatar, pastaj botën e kafshëve, fermerëve e jetën e përditshme në Dukagjin. Për ketë aksion, janë ftuar disa kompozitorë vendorë e ndërkombëtarë që të instalojnë efekte zërash në ketë peizazh skulpturash.
Vendi/Lokacioni: Strellc, Dubovik dhe Isniq

17.9.2022
>> Krijimtaria letrare e Jusuf Gërvallës
Takim letrar me:
Emin Kabashi, profesor i letërsisë, shkrimtar
Adem Gashi, poet
Gëzim Aliu, shkrimtar, studiues
Adil Olluri, shkrimtar, studiues

Më 17.9.2022 | Ora: 13:00Në
Në Kompleksi Memorial i Familjes Gërvalla – Dubovik
>>Lokacioni (Google-Maps)

17.10.2022
>>Korrja e arës
Aksion performativ i përbashkët në “Fushë e mbjellur me misër”
Ora: 14:00

– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
Në mungesë të mbështetjes financiare, pjesën e më poshtme të programit,
na është dashur ta pezullojmë, me shpresë që një ditë të mund ta realizojmë!
– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –

>>Shtëpia që rrëzohet
>>Workshop ndërkombëtar i arkitekturës
Bazuar në ciklin e poezive të Jusufit mbi shtëpinë, në Kullën e Familjes Beqiraj në Strellc, në kuadër të një workshopi të arkitekturës, do të të tematizohet marrëdhënia e shtëpisë/kullës shqiptare me traditën e shkrimit shqiptar të këtyre zonave. Në fund të workshopit do të prezantohet edhe ekspozita e pjesëmarrëve dhe studentëve në workshop.
Pjesëmarrës: Profesorë dhe studentë nga Studio 3 (Universiteti i Insbrukut, Austri) dhe UBT (Prishtinë, Kosovë).
Vendi: Kulla në Strellc të Ulët

>>Arti vs Politikës
Kollokuim dhe Oratorium me aktivistët dhe krijuesit e “Organizatës Rinore” (Bashkëthemeluesit e Revistës “Zgjimi” (vitet 90-ta) – Deçan) të cilët do të rrëfejnë për aktivitetin e tyre letrar dhe politik të zhvilluar asaj kohe, e veç tjerash edhe brenda frymës së Jusuf Gërvallës. Ngaqë Jusufi ishte edhe aktivist politik, gjithashtu do të ftohen edhe aktivistë tjerë politikë, pastaj shkrimtarë e artistë të kësaj gjenerate që kanë vepruar e krijuar brenda kësaj fryme. Një pjesë e këtij programi ngelet akoma për t`u plotësuar.
Në fund të diskutimit do shfaqet edhe Oratoriumi në formë të një shfaqje, me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Deçanit.
Vendi/Lokacioni: Shtëpia e Kulturës “Jusuf Gërvalla” – Deçan

>>Sufleri G. – Simpozium teatri
Fokusi i simpoziumit është figura e J.G. në raport me angazhimin e tij në fushën e artit dramatik, duke përfshirë shkrimin e dramës “Procesi”, përkthimin e disa dramave për teatër (Prishtinë, Shkup), si dhe për punën e tij si sufler në teatër. Veç tjerash në simpozium do të diskutohet edhe për rolin e teatrit në Kosovë përgjatë viteve të `70-ta dhe për ndikimin e tij deri më sot.
Vendi: Teatri “Istref Begolli” – Pejë / Sheshi Jusuf Gërvalla

>>Në gjurmë të Jusufit
Fushë-mbjellje /gjurmime: Në arën e mbjellur rreth BMW së gjelbërt 316, do të organizohet një aksion i përbashkët me banorët ku do të identifikohen rrugët, rrugicat dhe shtigjet nëpër të cilat ka kaluar Jusufi sa ka jetuar në Dubovik. Pjesëmarrësit në aksion (piktorë, dizajnerë) dhe banorët do fillojnë në një relacion prej 2.9 km t`i markojnë ato shtigje dhe t`i shpalosin kujtimet me të.
Ndërkohë artistët e arteve pamore, konform poezive të Jusufit do t`i markojnë ato pika me tablo/shenja të ndryshme.
Vendi/Lokacioni: Relacioni 2.9km – nga makina nëpër fusha e shtigje deri te Muzeu dhe Varrezat e Famijes Gërvalla

>>Bota e Re
Kongres ndërkombëtar i gazetarisë sipas modelit italian “Internationale a Ferrara” – kushtuar rastit dhe krijimtarisë publicistike të Gërvallës.
Vendi: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës – Prishtinë

>>Shfaqje teatrore – Inskenimi i dramës “Procesi” në Shtëpinë e Kulturës “Jusuf Gërvalla” – Deçan.
Drama e vetme e Jusuf Gërvallës do të inskenohet përgjatë muajit maj në Shtëpinë e Kulturës në Deçan.
Vendi/Lokacioni: Shtëpia e Kulturës “Jusuf Gërvalla” – Deçan

>>Gërvalla Unplugged

Koncert me këngët e Jusufit, ku kitara dhe këndimi janë instrumentet/elementet kryesore të mbrëmjes.
Vendi/Lokacioni: Teatri “Istref Begolli” // Sheshi Jusuf Gërvalla – Pejë

>>Shenja të shenjta
Poetry Slam: Mbi shpresën, utopinë dhe kritikën në poezitë e Gërvallës – në raport me shpresat dhe dëshirat e të rinjve sot në Kosovë.


Mbështetur nga: