NANË! PSE NUK MA DHE NJË TRUP TJETËR?
(Jelinek / Schlingensief / Luxemburg)

Edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të artit Nën braza të kohës u mbajt me datën 10 korrik 2021 në Stadiumin “Shahin Haxhiislami” të Pejës. Ky edicion u fokusua në tri pika qendrore: Elfriede Jelinek, Christoph Schlingensief dhe Rosa Luxemburg, të cilat nën titullin Nanë! Pse nuk ma dhe një trup tjetër? u prezantuan më 10. korrik 2021 nga ora 20h në stadiumin e futbollit në Pejë.

1.) Elfriede Jelinek: Një dramë sporti
Bartësja e Çmimit Nobel për letërsi, më 1998 botoi tekstin teatror Një dramë sporti.  Për ketë edicion ishte adaptuar një version i veçantë për aksionin në Pejë, draft që është përkthyer tashmë në gjuhën shqipe. Jelinek tematizon sportin si një formë moderne të luftës, gjithashtu ajo qartëson facetet shumëplanëshe të manifestimit të dhunës, pushtetit dhe histerisë së masave.
Gjithë këta njerëz kanë varë kravatat në kunj, për të veshur uniforma dhe fanella sportive. Sportistët janë si ushtarët, të gjithë nxjerrin më të mirën për një trikot. (Elfriede Jelinek, Një dramë sporti)

2.) Christoph Schlingensief: Qyteti i tendave 3000
Regjisori eksperimental gjerman Christoph Schlingensief më 1999 kishte filmuar kampin e refugjatëve kosovar në Bllacë (tani Maqedoni e Veriut). Mandej në Volksbühne – Berlin vuri në skenë një instalacion performativ me titull “Deutschland-Suche”, duke vendosur një kamp tendash në prapaskenë; e duke tematizuar e risjellë situatën e refugjatëve në kujtesë. Për `qytetin tonë të tendave` në stadium, u ftuan studentë të arkitekturës dhe skenografisë, për të modeluar një qytet eksperimental tendash, që mund të shërbejë si qytet performancash, vend projeksionesh mediale, e gjithashtu edhe si peizazh kujtese.
Çuni ka idhuj. Por sikur asaj tende enorme t““ia hedh një çarçaf sipër, që të mos i shoh më. Do duhej që ai të më sheh veç mua! E t`a vë një mbulesë mbi ata trupa të pajetë, që kur të kthehem nga pazari të mos i shoh prapë.
(Elfriede Jelinek, Një dramë sporti)  

3.) Rosa Luxemburg: Letra nga burgu
Viti 2021 shënon 150 vjetorin e lindjes së revolucionares gjermano-polake. Në Letra nga burgu, ajo përshkruan situatën e saj ngjashëm si të “një kafshe të egër në kopshtin zoologjik”. Për të, zogjtë ishin “auditori i vetëm” aty. Për Luxemburg nuk mund të ketë emancipim të njeriut pa emancipim të natyrës, pa solidaritet me trupa të përvuajtur, dhe pa tejkalimin e shfrytëzimit të njeriut dhe të kafshëve. “Nga qelia, jam e padukshme, e mbërthyer prej mijëra fijeve të imëta, kreatura të mëdha e të vogla.” Krahas letrave të Luxemburg-ut, u lexuan letra të ndryshme, që kishin të bënin me “retë, zogjtë dhe lotët e njeriut”.
Troftat përmes braçëve përshkojnë ura lart e poshtë. Nëpër trafiqe të huaja, ato pothuajse nuk vërehen fare, e ngaqë turizmi përbëhet nga vëmendja, këtu s`ka mbetë gjë për t`u parë.
(Elfriede Jelinek, Një dramë sporti)

LOKACIONI I FESTIVALIT:
Stadiumi i futbollit Shahin Haxhiislami në Pejë.

ORGANIZIMI:
Festivali vazhdoi tutje bashkëpunimin me universitete të ndryshme nga Evropa Qendrore dhe Ballkani.  Rreth 30 studentë nga universitete të ndryshme gjermano-austriake udhëtuan për në Kosovë. Bashkëpunimi me Universitetin UBT (XK) vazhdoi tutje, përmes të cilit morën pjesë rreth 20 studentë e profesorë në këtë akademi verore. Përveç fakulteteve në Kosovë të fushave të artit, arkitekturës, dizajnit dhe mediave, u prezantuan edhe shumë performues, muzikantë dhe artistë të arteve pamore.

DITËT E FESTIVALIT: 5. – 11. korrik 2021.
– Prezantimi i aksioneve: 10. korrik 2021, nga ora 20h
– Vendi i organizimit: Stadiumi i futbollit në Pejë
– Organizatorë: Organizata austriake transit në bashkëpunim me stralli – Kosovë.  
www.stralli.org
Personat përgjegjës:
Andreas Pronegg (AUT), Katarina Csanyiova (SK),
Rajmonda Ahmetaj (XK), Alban Beqiraj (XK).

Për organizatat transit dhe stralli:
Andreas Pronegg (andreas.pronegg@gmx.at)